Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim drejtuesit e Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), në krye me kryetarin e saj, Agim Shahini.
Në këtë takim u bisedua rreth projektit “Zgjerimi i bashkëpunimit Tregtar Ndërkufitar Kosovë-Maqedoni”.
Sipas drejtuesve të AKB-së, qëllimi i lansimit të këtij projekti është prezantimi dhe promovimi i objektivave të këtij rrjeti tregtar ndërkufitar 2018-2019 dhe ti bashkoj përfaqësuesit e ndërmarrësve nga Kosova e Maqedonia me synim të përfitimeve reciproke të të dyja palëve.
Kryetari Haliti shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Aleancën Kosovare të Biznesit dhe theksoi se do të angazhohet që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.