/2L ONLINE/ – Me 20 Prill, në Shtëpinë e Kulturës ““Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti, do të bëhet inaugurimi dhe hapja e Kinemasë 3D që është në kuadër të projektit “Kultura në veprim” të financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe implementuar nga Komuna e Vitisë- departamenti i kulturës rinisë dhe sportit në partneritet me OJQ Elita. Në këtë ceremoni të inaugurimit pritet të marrin pjesë përfaqësues të Institucioneve qendrore lokale por edhe të Bashkimit Evropian.
Pos hapjes së kinemasë së qytetit do të bëhet edhe promovimi i artizanaleve dhe arteve do të jenë në theks të veçantë.
Njëkohësisht, panairi kulturor do të fokusohet në promovimin e investimeve të BE-së dhe prodhimtarisë lokale, artizanë si dhe përfaqësues të OJQ-ve nga dy anët e kufirit do të promovojnë aktivitetet dhe produktet e tyre.
Inaugurimi do të ndodhë me 20 Prill 2016 tek Shtëpia e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Komunën e Vitisë. /2L ONLINE/