DYLON

Vitia diskuton me GIZ-in gjerman mbi mundësinë e bashkëpunimit në projektin “ Menaxhimi i Tokës”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dh Mbrojtje të Mjedisit, Ajet Sallahu si dhe të tjerë ka pritur sot në takim një delegacion të GIZ-it gjerman në krye me Michael Becker dhe Shkelqim Dacin.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e GIZ-it i kanë njoftuar ata mbi projektin e ri të tyre që quhet „ Menaxhimi i Tokës“.

EkoHigjiena

Përndryshe në kuadër të këtij projekti parashihen dy komponentë si: Planifikimi hapësinorë ku me këtë projekt do të mbështet disa komuna të Kosovës për të krijuar data bazën digjitale për planifikim hapësinor dhe do t i mbështesë ato për të hartuar Hartat Zonale Komunale sipas kërkesave të ligjit për Planifikim Hapësinor. Kurse komponenta e dytë ka të bëjmë me komasacionin e tokës bujqësore. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.