DYLON

Vitia dhe USAID PRP do të realizojnë aktivitete të shumta në fushën e të drejtave pronësore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë, së shpejti pritet të jetë model për komunat e tjera të Kosovës dhe atë për shkak se në këtë komunë pritet të realizohen aktivitete të shumta sa i përket të drejtave pronësore. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka zhvilluar me z. Brain Kemple, Drejtor i Programit për të Drejtat Pronësore (USAID PRP).

Ky program ndër tjerash parasheh objektiva të shumta në realizimin e të drejtave pronësore duke filluar nga thjeshtësimi i regjistrimit të pronës, përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në shkëmbimin e informacioneve, dixhitalizimi i arkivit komunale kadastrale si dhe disa objektiva të tjera. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se komuna të cilën ai e udhëheq ka nderin të bashkëpunoj me USAID-in në veçanti në këtë program pasi që sipas tij ky program është në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.