DYLON

Vitia dhe UNDP nënshkruajnë një marrëveshje për hartimin e planit të Integritetit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Gjatë këtij takimi kryetari Haliti dhe Valbona Bogujevci, koordinatore e programit, zyra e UNDP-së në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshjen për hartimin e Planit për Integritet.
Përndryshe Komuna e Vitisë është komuna e radhës që pritet të hartojë planin e integritetit, pas komunave si Prishtina, Gjakova, Gjilani, Mamusha dhe Gracanica. Kjo nismë është vazhdimësi e aktiviteteve të shumta në luftën kundër korrupsionit në nivel komunal të cilat është duke u implementuar nga projekti SAEK i UNDP-së, i cili mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.