DYLON

Vitia dhe Organizata IKC vazhdojnë bashkëpunimin edhe për tri vitet e ardhshme

Vitia dhe Organizata IKC vazhdojnë bashkëpunimin edhe për tri vitet e ardhshme
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Ekrem Bajrami, Drejtor Ekzekutiv nga Organizata IKC kanë nënshkruar sot një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit në mes tyre edhe për tri vite të ardhshme. Me këtë marrëveshje pritet të vazhdohet mbështetja në fushën e bujqësisë.

Zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu , ka falënderuar përfaqësuesit e IKC-së për bashkëpunimin e deritanishëm me Institucionet komunale dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizmin e shumë projekteve në këtë komunë por edhe për gatishmërinë që të vazhdohet bashkëpunimi i mirë edhe për tri vitet e ardhshëm.

Marrëveshja e nënshkruar sot mes këtyre dy institucioneve, parasheh mbajtjen e trajnimeve të ndryshme në fushën e bujqësisë, organizimin e panairit bujqësor, përgatitjen dhe implementimin e standardeve të cilësisë GAP dhe HACCP, me që rast edhe do të certifikohen fermerët për këto standard të prodhimit.

EkoHigjiena

Gjithashtu, në kuadër të kësaj marrëveshje , parashihet përkrahja e fermerëve që merren me kultivimin e patateve në Debellde, ku do të organizohet Dita e patates në këtë fshat, sikur edhe Dita e shalqirit në Skifteraj.

Arton Elezi. U.D. i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i cili ishte i pranishëm në këtë takim ku edhe u bë nënshkrimi i marrëveshjes në fjalë ndër tjerash potencoi se Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria të cilën ai e udhëheq do të bashkëpunoj ngushtë në implementimi e kësaj marrëveshje që sipas tij është në interes të zhvillimit të bujqësisë në këtë komunë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.