DYLON

Vitia dhe Ministria e Infrastrukturës nënshkruan Memorandumin për financimin e projekteve infrastrukturore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur dje në takim nga Ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku. Me këtë rast ata nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Vitisë.
Ky memorandum ka për qëllim financimin e asfaltimit të rrugës në fshatin Devajë dhe Radivojcë, asfaltimin e rrugës në fshatin Terpezë dhe Ballancë, si dhe asfaltimin e rrugës në fshatin Remnik – Nasalë (Viti – Gjilan). Ministria e Infrastrukturës i financon këto projekte në shumën e tërësishme prej 397.000 eurosh, kurse procedurat e realizimit të këtyre projekteve do të zhvillohen nga ana e komunës së Vitisë.

Gjatë takimit ministri Zharku shprehu përkushtimin e tij edhe për përkrahjen me bashkëfinancim vazhdimin e rrugës Komogllavë – Tërstenik deri në Sllatinë, rrugën Viti – Kërbliq, disa lagje në zonat rurale dhe urën në qytetin e Vitisë. Kryetari Haliti falënderoj Ministrin Zharku për këtë bashkëpunim duke theksuar se realizimi i këtyre projekteve është në interes jo vetëm të qytetarëve vitias por edhe të komunave për rreth. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.