Vitia dhe Kirchhain me plane për partneritet afatgjatë

Vitia dhe Kirchhain me plane për partneritet afatgjatë

Komuna e Vitisë dhe Komuna Kirchhain e Gjermanisë po planifikojnë të vazhdojnë partneritetin edhe pas përfundimit të projektit “Partneritete të qëndrueshme Komunale”, të financuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit të Gjermanisë.

Me qëllim për përgatitjen e hapave të ardhshme të bashkëpunimit, një delegacion nga Vitia i përbërë nga drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi dhe Tefik Salihu nga shoqëria civile po qëndrojnë për vizitë në Kirchhain.

Kryetari i Komunës së Kirchhainit, Olaf Haussman ka thënë se jo gjithnjë është me rëndësi interesi ekonomik kur është fjala për bashkëpunim. “Është mirë që autoritetet dhe përfaqësuesit politik dhe të komunitetit këtu kanë dëshirë të vazhdojmë tutje.

Këtë entuziazëm e ka shprehur edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Ne kemi krijuar lidhje të mira socio-kulturore të cilët duam t`i vazhdojmë dhe kështu përfitojmë nga njëri-tjetri. Sigurisht që kjo do të ndikojë për një efektshmëri për të ardhmen në zbatimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm. Për këtë na duhet një vendim i ri nga Këshilli Bashkiak”, ka thënë Haussman.

Drejtori Veton Ademi ka thënë se bashkëpunimi mund të vazhdohet në disa forma si: Këmbimin e studentëve, mundësinë që vitiasit të ndjekin praktikën në Kirchhain, ngritjen e kapaciteteve njerëzore e etj.

Delegacioni nga Vitia ka vizituar kompaninë regjionale të furnizimit me ujë, disa qendra për energji diellore, kanë marrë pjesë në takimin me ndikim te publiku si dhe fshatin partner me fshatin Smirë, Kleinseelheim, ku do të realizohet projekti nga ana e komunës partnere. Kurse në Smirë në kuadër të projektit që parasheh bashkëpunim në fushat: energjia e ripërtëritshme, masat kundër ndryshimeve klimatike dhe biodiversiteti, planifikohet të mbillen drunjë përgjatë dy anëve të rrugës kryesore.

Kurse Prof. Rainer Waldhardt, përfaqësues i fshatit Kleinseelheim tha se falë të këtij projekti që po realizohet në mes të dy komunave dhe ndërlidhjen e dy fshatrave janë krijuar lidhjet socio-kulturore të cilat sipas tij mund te ndikojnë edhe ne zhvillimin ekonomik.

Projekti “Partneritete të qëndrueshme Komunal”, i cili po zbatohet nga Engagement Global Service, Qendra e Komunave ne një bote që përfshin 12 partneritete midis komunave gjermane dhe komunave nga Kosova, Serbia dhe Bosnje Herceovina. Faza pilot dyvjeçare do të përfundojë në nëntor 2018.

KOMENTE