DYLON

Vitia dhe IADK kanë shpërndarë motokultivatorë frezë për fermerët vitias

Vitia dhe IADK kanë shpërndarë motokultivatorë frezë për fermerët vitias
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me organizatën IADK sot në Viti, janë shpërndarë 8 motokultivatorë frezë për fermerët vitias. 

Me këtë rast në ceremoninë e dorëzimit ka marrë pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti dhe  përfaqësues të organizatës IADK dhe të tjerë.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari Haliti, i ka përgëzuar fermerët përfitues për këto pajisje bujqësore duke potencuar se komuna e Vitisë me partnerët e saj ka qenë është dhe mbetet e përkushtuar që të ju dal në krah të gjithë fermerëve vitias në të gjithë sektorët bujqësor.

“Dua të përgëzoj përfituesit e këtyre pajisjeve bujqësore, natyrisht se ne mbesim të përkushtuar në realizimin e shumë projekteve në fushën e bujqësisë dhe sektorëve bujqësorë si në perimtari, pemëtari, blegtori e sfera të tjera. Gjithashtu dua ta falënderoj organizatën Iniciativa për Zhvillim e Bujqësisë së Kosovës IADK dhe bashke financuesin nga Gjermania”, u shpreh Kryetari Haliti.

Ndërkaq Arlinda Sahiti, ka theksuar se këto motokultivatorë frezë janë në kuadër të bashkëpunimit të komunës me IADK-në  konkretisht të projektit “ Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës,  dhe janë bashkëfinancim i organizatës gjermane “ Brot für die Welt” nga Gjermania.

Përndryshe këta fermerë janë përfitues të pakos mbështetëse me serrë, sistem të ujitjes dhe fidane. /2LONLINE.com/