Sot kanë filluar punimet parapërgatitore në asfaltimin e rrugës Viti-Gjilan, konkretisht përmes fshatit Ballancë dhe Kravaricë.
I pranishëm në këto punime ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë.
Ai tha se tani e tutje Vitia do ta këtë edhe një rrugë tjetër për t’u lidhur me territorin e komunës së Gjilanit.
Kryetari Haliti potencoi se realizimi i këtij projekti infrastrukturor është i një rëndësi të veçantë për banorët e dy komunave, jo vetëm për faktin që me të po hapet një arterie e rëndësishme e qarkullimit por edhe për faktin që fermerët do t’a kenë edhe më të leht qasjen në tokat e tyre bujqësore.
Përndryshe në Kravaricë dhe zonen përreth ekzistojnë plantacione të ndryshme të pemëve por edhe tokat e shumta bujqësore që kultivohen nga fermerët e komunave Viti dhe Gjilan. /2LONLINE/