DYLON

Vitia dhe Fondacioni Kosovar për Trashëgimi Kulturore pa Kufij CHwB restaurojn objektin e Muzeut komunal

Vitia dhe Fondacioni Kosovar për Trashëgimi Kulturore pa Kufij CHwB restaurojn objektin e Muzeut komunal
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë dhe Fondacioni Kosovar për Trashëgimi Kulturore pa Kufij CHwB, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që ka të bëjë me restaurimin e Muzeut komunal, në kuadër të projektit “Cultural cross-border exchange initiative (MAKS FORUM).

Qëllimi i kësaj marrëveshje, ishte pjesëmarrja financiare e Komunës së Vitisë në implementimin e projektit për restaurimin e objektit të Trashëgimisë Kulturore “Muzeu Komunal”. CHwB Kosovo gjatë vitit 2018 ka nënshkruar kontratë me zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë (European Union Kosovo) rreth implementimit të projektit “ Iniciativa për shkëmbim kulturor ndër-kufitar (MAKS FORUM.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se restaurimi i objektit ku do të jetë Muzeu Komunal, është një projekt shumë i rëndësishëm, pasi që Vitia ka pasur nevojë për një objekt të trashëgimisë kulturore.

EkoHigjiena

Nënshkrimi për bashkëfinancimin e këtij projekti që komuna e Vitisë do të participoj me 15.000 dhe Fondacioni Kosovar për Trashëgimi Kulturore pa Kufij CHwB me 16.750 euro u bë nga kryetari Haliti dhe Alban Morina , koordinator i projektit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.