Komuna e Vitisë dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi për zbatimin e projektit “Ambasadorët e rinj”, ku parashihet forcimi i të rinjve vitias ne vendimmarrje, realizim të projekteve dhe mbledhje fondesh për iniciativat rinore.
Këtë memorandum e nënshkruan kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtoresha ekzekutive e Forumit të Iniciativës Qytetare Dajana Berisha, e ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Viti Milot Lala.
Projekti do të realizohet brenda 6 muajsh, ndërsa do të mbështetet nga Fondacioni Global për Zhvillim të Komuniteteve.
Projekti si i tillë është duke u zbatuar në komunat Kaçanik dhe Viti, ndërsa pritet që nga muaji shtator të zbatohet në tërë Kosovën.