Vitia dhe DEMOS, bashkëfinancimin e projekteve për ndërtimin e trotuareve dhe ndriçimin publik
/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot një memorandum të mirëkuptimit me projektin DEMOS për bashkë-financimin dhe zbatimin e projektit për ndërtimin e trotuareve dhe ndriçimin publik në Viti.
Vlera e tërësishme e këtij projekti do të jetë mbi 83 mijë euro ndërkaq 70 % të vlerës do të financohet nga ky projekt ndërsa pjesa e mbetur do ta financohet nga vetë komuna e Vitisë si përfituese e këtij grandi.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas nënshkrimit të këtij memorandumi të mirëkuptimit me projektin DEMOS theksoi se ky memorandum është në interesin e qytetarëve vitias duke i falënderuar për memorandumin e arritur projektin DEMOS por në veçanti edhe qeverinë e Zvicrës e cila është financuese e projektit në fjalë.
“Më të vërtetë memorandumet e tilla se kjo e ditës së sotme janë në interes të gjithë qytetarëve tanë dhe për këtë dua të falënderoj projektin tuaj dhe shtetin helvetik që po mbështesin komunën tonë. Unë ju zotohem se Komuna të cilën unë e drejtoj do të kryej të gjitha obligimet që dalin nga ky dokument i nënshkruar” u shpreh Kryetari Haliti.
Ndërkaq në emër të projektit DEMOS, ka folur Ermira Salihu. Përndryshe me këtë memorandum të mirëkuptimit me projektin DEMOS parashihet bashkë-financimin dhe zbatimin e projektit për ndërtimin e trotuareve dhe ndriçimin publik në Viti. Vlera e tërësishme e këtij projekti do të jetë mbi 83 mijë euro ndërkaq 70 % të vlerës do të financohet nga ky projekt ndërsa pjesën tjetër do ta financoj vetë komuna e Vitisë si përfituese e këtij grandi./2L ONLINE/
