DYLON

Vitia dhe Caritasi Zviceran bashkëpunojnë për realizimin e projektit të edukimit parashkollor

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim përfaqësues të Caritasit Zviceran. Me këtë rast ata e nënshkruan një marrëveshje për financimin e projektit parashkollor ku përfshihen pajisjen e 5 klasave me inventar të ndryshëm si banka, karrige, vegla të punës etj por edhe trajnime profesional për mësimdhënës në fushën e edukimit parashkollor. Vlera e investimit në një klasë do të sillet nga 4.500-5.000€, ndërkaq investimet pritet të bëhen gjatë këtij viti.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Caritasin Zviceran, Kryetari Haliti falënderoj atë për investimet që i ka bërë Caritasi i Zvicrës në Viti, sidomos ato në fushën e edukimit dhe arsimimit . “ Çdo investim në komunën tonë është i mirëpritur, por në veçanti ato në fushën e edukimit dhe arsimit, pasi që e ardhmja e vendit tonë, varët pikërisht nga një arsimim i shëndoshëm i brezave të rijnë. Andaj në veçanti dua të ju falënderoj për të gjitha investimet që keni bërë në komunën tonë, por edhe për gatishmërinë tuaj që të vazhdoni të investoni në fushën e arsimit në Viti ” u shpreh kryetari Haliti.

EkoHigjiena

Ndërkaq Kreshnik Basha, nga Caritasi Zviceran, tha se edhe më parë komuna e Vitisë ka qenë përfituese e një pakoje nga Caritiasi Zviceran duke potencuar se kjo marrëveshje përfshin një pako të dytë në fushën e edukimit parashkollor. “ Komuna e Vitisë ka qenë përfituese e një pakoje nga ne. Duke i falënderuar aktivitetit të zyrtareve të Drejtorisë së Arsimit dhe kryetarit të komunës është parashtruar kërkesa e dytë për pakon e radhës” tha Basha. Ai ndër tjerash tha se me këtë marrëveshje përpos inventarizimit të 5 klasave me inventar të ndryshme si banka, karrige, vegla të punës etj parashihet edhe

trajnime profesional për mësimdhënës në fushën e edukimin parashkollor. Sipas tij vlera e investimit një klasë do të sillet nga 4.500-5.000€ ndërkaq investimet pritet të bëhen gjatë këtij viti. Pjesë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte edhe Drejtori për Arsim, Qahil Sinani si dhe përfaqësues të tjerë të Caritasit Zviceran. /2L ONLINE/