DYLON

Vitia dhe APR Helvetas Swiss Intercooperation përkrahin sektorin e pemëtarisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi kanë pritur sot në takim Luan Hotin, përfaqësues i projektit APR Helvetas Swiss Intercooperation. Gjatë këtij takimi ata kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën pritet përmirësimi i sektorit të pemëtarisë dhe atë nëpërmjet trajnimeve dhe materialeve trajnuese.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se në kuadër të këtij bashkëpunimi shumë të mirë në mes të Komunës dhe Projektit APR- Helvetas Swiss Intercooperation dhe GLV “Vitia”, do të përfitojnë drejtpërdrejtë fermerët e kësaj komune, konkretisht ata që merren me sektorin e pemëtarisë.

EkoHigjiena

“Në vazhdimësi në komunën tonë kemi rritje të plantacioneve të pemëtarisë dhe ky projekt është i një rëndësie të veçantë pasi që përmes saj do të përfitojnë drejtpërdrejtë fermerët, konkretisht pemëtarët tanë të cilët do të trajnohen për kultivimin plantacioneve të pemëtarisë”, ka thënë Haliti.

Përndryshe përmes këtij projekti do të mbështetën rreth 25 pemëtar të cilët më parë janë identifikuar në bazë të vlerësimit të bërë nga GLV Vitia dhe Komuna. Ndërkaq me këtë projekt synohet të përmirësohet cilësia dhe të rritet sasia e prodhimeve lokale të pemëve./2L ONLINE/