Vitia bëhet me linjë direkte të autobusëve për Prishtinë
Pas konfirmimit për lëshimin në qarkullim të linjës Viti-Prishtinë nga ana Ministrisë së Transportit, kompania Plisi Commerce, që nga data 1 shkurt ka filluar linjën e re të transportit:
VITI – KLLOKOT – POZHORAN – BIBAJ (AUTOSTRADË) – PRISHTINË
dhe anasjelltas!
Linjë e rregullt çdo ditë duke përfshirë edhe të dielën
– Orari për Nisje –
Nisjet nga Vitia: 09:00 dhe 15:10
Nisjet nga Prishtina : 13:30 dhe 17:00
“Kjo linjë e re është krijuar për t’u ardhur në ndihmë studentëve, punëtorëve dhe të gjithë udhëtarëve që udhëtojnë çdo ditë drejt Prishtinës dhe vendbanimeve përreth”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/
