DYLON

Vitia bëhet me autofshesë falë grantit të performancës

Vitia bëhet me autofshesë falë grantit të performancës
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, ka përfituar sot një autofshesë dhe atë në kuadër të grantit të performancës “Për Mjedis të Pastër”. Ky grant është nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kurse projekti në fjalë mbështetet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se serish kjo komunë po shpërblehet për përformancën e mirë, duke shtuar se qeverisja lokale në Viti, mbetet e përkushtuar që të ju ofrojë shërbime sa më të mira qytetarëve të kësaj komune.

EkoHigjiena

Ndërkaq ai tha se Vitia, ka punuar shumë në fushën e mjedisit si në largimin e deponive ilegale të mbeturinave, krijimin e hapësirave gjelbëruese por edhe në vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit. Sipas tij ambienti i pastër mbetet një ndër prioritet e kësaj qeverisje dhe për këtë ai edhe këtë vit e kanë shpallur vit të mbrojtjes së mjedisit.

Kryetari Haliti duke folur për pajisjen e pranuar tha se kjo autofshisë do të ju shërbej edhe më shumë kësaj komune që të mbajnë të pastër hapësirat publike. Përndryshe sot ka filluar edhe pastrimi i hapësirave publike me këtë makinë, ku nga afër punën e saj e panë kryetari Haliti dhe Basri Aliu, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.