DYLON

Vitia anulon aktivitetet e “Flakadanit të Karadaku”

Vitia anulon aktivitetet e “Flakadanit të Karadaku”
Avatar photo Redaksia

Për shkak të Koronavirusit Komuna e Vitisë si masë mbrojtëse anuloi të gjitha aktivitetet të parapara për shënimin e Manifestimit Tradicional Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadaku“ i cili zakonisht zhvillohet me aktivitete të shumta nga 21 deri 26 mars.

 

Kjo u bë e ditur sot nga zv/kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu gjatë takimit me Komisionin Komunal për organizmin e Manifestimit „Flakadani i Karadakut“.

EkoHigjiena

Ndërkaq për masat mbrojtëse që po ndërmerr komuna e Vitisë, në veçanti sektori i shëndetësisë gjatë këtij takimi ka folur Vjollca Kadolli-Halili, drejtoresha e QKMF-së në Viti.

Ajo tha se me qëllim të mbrojtjës së qytetarëve nga ky virus duhet të anulohen patjetër të gjitha aktivitet.

 

Qemajl Rexhepi, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve potencoi se duhet të shikohen mundësitë që së paku me 26 mars të mbahen homazhet në varrezat e dëshmorëve në Viti, për të përkujtuar dëshmorin e kombit „Nijazi Azemi“-Komandat Mjekra në ditën e rënies së tij.

Për këtë u pajtuan edhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni.

Përndryshe në këtë takim kam marrë pjesë Drejtori i DKRS-së, Milot Lala dhe përfaqësues të tjetër në mesin e tyre edhe babai i dëshmorit të komandant Mjekrës, Ramush Azemi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.