Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim përfaqësuesit e USAID EMPOWER, ku komponenta kryesore e projektit është punësimi i të rinjve nga mosha 18 deri 35 vjeç.
USAID-i ka përzgjedhur komunën e Vitisë për të bashkëpunuar në këtë projekt, përmes këtij projekti kryesisht parashihet të ndihmohen të rinjtë vitias për tu përgatitur për tregun e punës, dhe atë kryesisht në sektorin privat.
Gjatë këtij takimi u bë gjithashtu me dije, se së shpejti do të shpallet thirrja për aplikim në këtë projekt të rëndësishëm.
Përndryshe në këtë takimi nga USAID EMPOWER, kanë marrë pjesë Skender Rama, Artan Loxha dhe Nusret Vitija.