DYLON

Viti: U mbajt mbledhja e Këshillit të Drejtorëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve që u mbajt sot janë shqyrtuar pasqyrat financiare për periudhën janar-shator 2015 si dhe strategjia komunale kundër dhunës në familje për vitet 2016-2018.

Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim duke prezantuar këto pasqyra financiare foli edhe për shpenzimet në buxhetin e alokuar duke potencuar se për periudhën Janar-shtator janë shpenzuar gjithsej 82,02% dhe atë në të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike.

EkoHigjiena

“Gjatë kësaj periudhe kemi një buxhet të alokuar për 8.324.684.72€ ndërsa nga kjo shumë nëpër të gjitha drejtoritë është shpenzuar vlera e këtij buxheti prej 6.827.823.07€ ose 82.02%” u shpreh Drejtori Rama.

Ai poashtu ka folur edhe për të hyrat vetanake Ndërkaq duke u bazuar në planifikimin 9 mujor ai bëri me dije se të hyrat janë realizuar 84.06% ndërkaq në planifikimin vjetor është 58.48% ose mbi 590 mijë euro. Ndërkaq sipas këtyre pasqyrave financiare totali i shpenzimeve në të gjitha kategoritë kryesore është 6.827.823,07€.

Drejtori Rama poashtu prezantoj në detaje shpenzimet e bëra nëpër të gjitha kategoritë ekonomike duke ju përgjigjur pyetjeve të drejtorëve të drejtorive. Ndërkaq zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili njëherit kryesoj këtë takim ndër tjerash kërkoj nga drejtorët që të angazhohen në rritjen e të hyrave vetanake për muajt e mbetur.

Ndërkaq Ibadete Hyseni nga Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në Viti, prezantoj Draft Strategjinë Komunale kundër dhunës në familje për vitet 2016-2018 dokument ky që është hartuar nga në përbërje te 7 anëtarëve, të cilët sipas saj janë caktuar me vendim te Kryetarit te Komunës. Ajo poashtu foli për rëndësinë e kësaj strategjie.

“Hartimi dhe zbatimi i kësaj strategjie, mundëson koordinimin e përpjekjeve ekzistuese të gjithë dikastereve që trajtojnë çështjen e dhunës në familje. Qëllimi i vetëm i këtyre përpjekjeve është që të parandalojë dhe luftojë dhunën në familje” u shpreh Hyseni./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.