Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), në Viti ka mbajtur sot mbledhje të rregullt.
Gjatë këtij takimi është biseduar rreth gjendjes së pandemisë në komunën e Vitisë nga virusi COVID-19, pasi që kjo komunë ka hyrë me vendim të nivelit qendror në zonën e kuqe ku bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar.
Me këtë rast kryetari I komunës së Vitisë, Sokol Haliti njëherit edhe kryesues i këtij komiteti ka biseduar rreth masave parandaluese rreth përhapjes së këtij virusi si dezinfektimi dhe klorifimimi i hapësirave.
Ai iu bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e ekspertëve me qëllim që të parandalohet rritja e numrit dhe përhapja më e madhe e koronavirusit duke thënë se kjo është në interes të secilit.
Komandanti I Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili tha se pas futjes së Komunës së Vitisë në zone të kuqe nga niveli qendror ata kanë detyra shtesë si Polici për të siguruar që po respektohen vendimet e marra me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit korona.
Ai bëri me dije se Policia e Kosovës në Viti në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit do të vazhdojë të shqiptojnë gjoba ndaj atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID-19./2LONLINE.com/