DYLON

Viti: Të shtohet kujdesi, virusi akoma është i ashpër

Viti: Të shtohet kujdesi, virusi akoma është i ashpër
Avatar photo Redaksia

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) i Komunës së Vitisë  ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, sepse virusi akoma është i ashpër dhe përditë po merr jetë njerëzish. KKMSH ka shprehur keqardhje për vdekjen e dy qytetarëve nga Pozherani dhe Mogilla, duke iu shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve Zuka dhe Ademi, kolegëve dhe miqve të tyre.

Keyetari Sokol Haliti ka thënë në takimin e sotshëm të KKMSH-së se institucionet komunale në bashkëpunim edhe me mekanizmat tjerë, që nga fillimi i pandemisë, po bëjnë më të mirën e mundshme, për ta mbajtur gjendjen nën kontroll dhe për të ofruar shërbimet e nevojshme për qytetarët.

Sipas komandantit të Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, Plani Operativ anti-Covid është duke u zbatuar. Sipas tij, Policia në bashkëpunim me Inspektoratin po vazhdojnë monitorimin e zbatimit të masave në fuqi dhe po shqiptojnë dënime për ata që i shkelin ato.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.