DYLON

Viti: Të kënaqur me inkasimin e të hyrave vetanake, për këtë lavdërohen qytetarët

Viti: Të kënaqur me inkasimin e të hyrave vetanake, për këtë lavdërohen qytetarët
Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e katërt të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa që është mbajtur sot, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ka bërë të ditur rreth vendimeve të fundit të marrë nga kuvendi komunal i Vitisë, konkretisht rreth vlerësimit të ligjshmërisë së tyre.

Ai gjithashtu e ka njoftuar anëtarët e këtij komiteti lidhur me gjendjen e pandemisë në këtë komunë, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur jetën si pasojë e virusit Covid-19.

EkoHigjiena

Përndryshe pas aprovimit të rendit të ditës janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash të gjitha pikat e parapara. Megjithatë diskutimi më i gjatë është bërë lidhur me Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2021.

Këto pasqyra financiare i ka prezantuar Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, i cili bëri me dije se shpenzimi i buxhetit për tre mujorin e parë të këtij viti ka qenë gjithsej 78.14%.

Ai tha se edhe çështja e pandemisë ka ndikuar në shpenzimin e të hyrave, konkretisht edhe në procesimin e dokumenteve financiare. Pasi që si pasojë e këtij virusi kishte humbur jetën edhe zotuesi i mjeteve, Rexhep Sinani.

Ai gjithashtu ka folur edhe për shpenzimin e buxhetit në secilin drejtori dhe atë sipas kategorive të ndryshme buxhetore.

Megjithatë sipas drejtorit Rama, për t’u habitur dhe për t’u lavdëruar është inkasimi i të hyrave vetanake që ka shkuar në 118% ose 65 mijë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.

Drejtori Rama falënderoi qytetarët që përkundër vështirësive që kanë pasur si pasojë e situatës pandemike, i kanë kryer obligimet e tyre ndaj vendit.

Ndërkaq gjatë këtij takimi kryesisht anëtarët e këtij komiteti nga partitë opozitare kanë paraqitur vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me shpenzimin e buxhetit në Viti apo edhe përgjithësisht me paraqitjen e të dhënave në këtë dokument financiar.

Përndryshe pas kësaj pike me shumicë votash janë votuar:

Procesverbali nga mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2020 ne vitin 2021

Propozim vendimi për aprovimin e planit të integritetit për komunën e Vitisë 2021-2023.

Propozim vendimi për formimin komisioni për themelimin e vend gjuetisë ne territorin e Komunës së Vitisë.

Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik (parkingjet publike).

Gjithashtu në këtë takim janë paraqitur edhe dy informata, si Informata për Manifestimin e Tradicional Kulturor-Sportiv Flakadani i Karadakut-2021 dhe Informata mbi përgatitjen e të mbjellurave pranverore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.