Koordinatorët e cilësisë dhe Drejtorët e Shkollave të Komunës së Vitisë kanë mbajtur sot në Shkolllën e Mesme Teknike Profesionale „Jonuz Zejnullahu“ në Viti një takim të përbashkët me Koordinatorin nga Ministria e Arsimit Shekncës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij takimi ata janë njoftuar mbi reformat por rreth rolit dhe përgjegjësitë të cilat i kanë koordinatorët e ciëlsisë. Me këtë rast drejtoresha për Arsim, Fatbardha Emini kërkoj nga koordinatorët e ciësisë të kësaj komune që të risin cilësinë në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.