DYLON

Viti: Sulm me thikë!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka pranuar një informatë nga shtëpia e shëndetit në Viti se një i mitur,ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi qe është sulmuar me një armë të ftohët (thikë). Patrulla policore pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes në një shkollë fillore në Viti dhe aty ka kuptuar se gjate orës së edukatës fizike viktima është sulmuar me mjet të ftohët-thikë, nga i dyshuari, po ashtu i mitur, në pjesën e kraharorit në anën e majtë dhe në qafë.

“Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në Viti, është dërguar në Emergjencën e Spitalit Regjionale në Gjilan, ku pas marrjes se ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi. I dyshuari është sjellë në stacionin policor ku është intervistuar. Me vendim të prokurorit të shtetit për krimeve të rënda, rasti klasifikohet “Vrasje në Tentative” dhe i njëjti urdhëron që i dyshuari të ndalet në qendrën e mbajtës për 24 orë. Rasti i referohet Gjykatës”, ka bërë të ditur zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

fotoilustruese

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.