DYLON

Viti: Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës

Viti: Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ditës Ditës Ndërkombëtare e Tokës sot në Viti, nga institucionet komunale të udhëhequra nga kryetari i komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, pjesëtarë të KFOR-it amerikan, pjesëtarë të policisë, drejtorë të drejtorive e zyrtarë komunal, punonjës të institucioneve arsimore, punonjës të kompanisë së pastrimit “Eco Higjiena”, Njësisë së zjarrfikësve dhe të tjerë janë mbjellur lule dhe drunjë dekorativ në parkun e qytetit dhe në disa pjesë tjera të qytetit në Viti.

Aktivitetet kanë filluar nga parku i qytetit, ndërsa kryetari Haliti u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtjen e ambientit.

EkoHigjiena

Ai i njoftoi se vitin 2025 përmes një vendimi e ka shpallur si vit të mbrojtjes së mjedisit dhe të pyjeve në këtë komunë dhe bëri me dije se komuna e Vitisë është duke synuar të krijoj një park në hapësirë prej mbi 1 hektarë brenda Vitisë.

Përndryshe Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që shënohet në të gjithë botën me 22 prill, për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.