DYLON

Viti: Sot nuk mbahet tregu i kafshëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Për shkak të paraqitjes së sëmundjes së ashtuquajtur Gungore e Lëkurës (SGL) që cilësohet si sëmundje e një rëndësie të lartë socio-ekonomike sepse mund të preken me shume se 50 % e fermave blegtorale, ngordhshmëria tek kafshët e prekura mundë të arrijë deri 10%, Drejtoria e Inspektoratit në Viti, ka marrë vendim që të mos mbahet tregu i kafshëve ditën e enjte më 30 qershor 2016.

Drejtoria e Inspektoratit, ka bërë të ditur edhe masat kryesore për menaxhimin e kësaj sëmundje që janë duke u ndërmarrë në vendin tonë, duke u nisur nga mbyllja dhe ndalimi i funksionimit të tregjeve të kafshëve, dezinfektim i fermave dhe lokacioneve të dyshimta, njoftim i rasteve të dyshimta për sëmundjen gungore të lëkurës, vizitë fermave të dyshuara, ndalimi i përkohshëm i kafshëve nga fermat e prekura apo të dyshuara.

EkoHigjiena

Përndryshe, kjo sëmundje nuk bartet tek njerëzit por mund të shkaktojë dëme në ekonominë blegtorale. Përveç që mund të vije te ngordhja e kafshëve, kemi edhe reduktim të prodhimtarisë së qumështit, ulje të fertilitetit, si dhe dëmtim i përhershëm i lëkurës së kafshëve. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.