DYLON

Viti: Shqetësuese aksidentet në trafik

Viti: Shqetësuese aksidentet në trafik
Avatar photo Redaksia

Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt. Gjatë këtij takimi është folur në veçanti për gjendjen e sigurisë në Komunën e Vitisë gjatë vitit të shkuar, e që është vlerësuar si shumë e qetë dhe stabile. Megjithatë shqetësim ka qenë aksidentet në trafik përfshirë ato me fatalitet.

Me këtë rast Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili ka folur për gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë gjatë vitit të shkuar por edhe në fillim të këtij viti.

Kapiteni Halili potencoi se gjendja e sigurisë ka qenë e qetë dhe stabile por theksoj se shqetësuese ka qenë vitin e shkuar aksidentet në trafik.

EkoHigjiena

Ai tha se kanë shënuar ulje rastet e vjedhjeve dhe foli edhe për planet e policisë për këtë.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti falënderoj Policinë e Kosovës, KFOR-in, FSK-në, KKSB-në, EVSB-në dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në rritjen e sigurisë në këtë komunë.

Ai shtoi se kjo komunë ka bërë përpjekje të marrë rekomandimet nga Këshilli Komunal i Sigurisë në Bashkësi në Viti me qellim të rritjes së sigurisë dhe potencoi se po punojnë që Vitia dhe Pozherani të jenë të pajisura gjatë këtij viti me kamerat e sigurisë.

Ndërkaq gjatë këtij takimi Imri Emerllahu nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) foli mbi punën e përbashkët me mekanizmat e tjerë në rritjen e sigurisë.

Kurse Bujar Ostrogllava anëtar i këtij këshilli nga Pozherani potencoi se shqetësuese është dukuria e shpërndarjes dhe përdorimit të narkotikeve.

Ai pos që kërkoi që të ketë më shumë fushata vetëdijesuse kundër dukurisë së narkotikeve propozoj që të ndërtohet një rreth rrotullim përgjatë rrugës Viti-Pozheran me qëllim të uljes së aksidenteve.

Ndërkaq gjatë këtij takimi një fjalë rasti e ka mbajtur edhe Skënder Qehaja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë i cili potencoi se ata kanë bashkëpunuar për disa vite me Komunën e Vitisë dhe shtoj se ky bashkëpunim do të vazhdoj tani edhe për dy vite pasi që me financimin e ambasadës Holandeze do të implementohet një projekt në komunën e Vitisë.

Përndryshe ky takim është udhëhequr nga zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili falënderoj Komunën e Vitisë, në veçanti kryetarin Haliti për implementimin e shumë rekomandimeve të dhënë nga ky këshillë e që sipas tij kanë ndikuar pozitivisht në sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.