DYLON

Viti: Shëndeti publik në rend të parë

Viti: Shëndeti publik në rend të parë
Avatar photo Redaksia

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë kërkon nga të gjithë vëmendje të shtuar, ndonëse gjendja aktuale epidemiologjike në këtë komunë është nën kontrollë dhe rastet aktive nuk janë shtuar shumë.

Kryetari Sokol Haliti, si kryesues i këtij komiteti, tha se në këtë periudhë të vështirë, në rend të parë është shëndeti publik dhe jeta e qytetarit, pa i lënë anash punët dhe obligimet tjera të përditshme.

Me këtë rast, Haliti ka shprehur keqardhje për vdekjen e Dr. Fadil Zuka, si një profesionist i përkushtuar gjatë gjithë karrierës, deri në ditët e fundit të jetës së tij, në luftë kundër pandemisë me Covid-19.

EkoHigjiena

Ai tha se në këto momente të vështira i qëndrojnë pranë familjes, kolegëve dhe miqve të tij.

Kryetari Haliti tha poashtu se masat e reja mbrojtëse po vazhdojnë të zbatohen, në mënyrë që të pengohet përhapja e mëtutjeshme e infektimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.