Në disa shkolla të komunës së Vitisë janë duke vazhduar punimet në rivitalizimin e objekteve shkollore.
Me këtë rast Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, ka vizituar nga afër punimet në rivitalizimin e shkollave në fshatin Smirë dhe Terpezë.
Ai tha se komuna e Vitisë, po punon në krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe personelit arsimor duke shpresuar që të kalojë sa më parë gjendja e pandemisë dhe nxënësit të ju kthehen bankave shkollore.