Për të parë nga afër punimet që po kryhen në kuadër të realizimit të projekteve për rregullimin e infrastrukturës rrugore, shkollore e bujqësore, kryetari i komunës Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë, ka vizituar disa lokalitete ky po kryhen këto punime.
Me këtë rast, ai ka inspektuar punimet e rregullimit të rrugës bujqësore që lidh fshatrat Goshic-Vërban-Sadovinë e Jerlive, pastaj trotuarin dhe zgjerimin e urës në Sadovinë të Çerkezëve si dhe projektin e rregullimit të parkut tek çezma e fshatit Sllatinë e Ulët.
Ndërsa sa i përket projekteve shkollore, udhëheqësit komunal kanë vizituar punimet në rregullimin e fushës sportive të shkollës në lagjen e Gjinollëve në Sllatinë të Epërme, rivitalizimin e shkollës në Sllatinë të Ulët, si dhe rregullimin e fontanës dhe renovimet në shkollën e Pozheranit.