DYLON

Viti: Po punohet në infrastrukturën rrugore

Viti: Po punohet në infrastrukturën rrugore
Avatar photo Redaksia

Drejtues të Komunës së Vitisë thanë se po vazhdojnë investimet në infrastrukturën rrugore, me punime intensive në rrugët Stubëll – Stanqiq dhe Remnik i Ri – Sllatinë e Epërme, dy projekte që do të përmirësojnë ndjeshëm lidhjen ndërmjet fshatrave dhe do të krijojnë mundësi të reja zhvillimi.

Rruga Stubëll – Stanqiq do të lidhë Vernakollën, Llokmën dhe Stanqiqin, duke krijuar një qarkullim më të shpejtë drejt qytetit të Gjilanit dhe në drejtim të Kumanovës. Ndërkaq, rruga Remnik i Ri – Sllatinë e Epërme, pjesë e njohur si “Rruga e Mbretit”, do të përmirësojë lidhjen ndërmjet Remnikut të Ri, Sadovinës së Jerlive, Sadovinës së Çerkezëve dhe Sllatinës së Epërme me rrugën për në Viti, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e këtyre zonave.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka theksuar se investimet në infrastrukturë mbeten një nga prioritetet kryesore të komunës, pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve, lidhjen më të mirë të fshatrave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.