DYLON

Viti: Parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra

Viti: Parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra
Avatar photo Redaksia

Më 31.05.2026, Policia e Kosovës, përkatësisht njësia Task Forca – DRK Jug, pas pranimit të informatave se në një shtëpi të pabanuar në komunën e Vitisë ishin të strehuara mallra të kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara.

Lidhur me rastin, njësitë relevante policore kanë identifikuar shtëpinë e pabanuar e cila dyshohet se ishte përdorur për fshehjen dhe depozitimin e mallrave të kontrabanduara, të cilat dyshohet se janë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut.

EkoHigjiena

Pas sigurimit të autorizimit verbal nga prokurori kompetent, është realizuar kontrolli i objektit, ku është sekuestruar:

Duhan i përpunuar, i gatshëm për treg, në peshë rreth 300 kg.

Vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 6,000 euro, ndërsa shmangiet nga obligimet doganore dhe akciza llogariten rreth 12,000 euro.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale, mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.