DYLON

Viti: Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës. Marrëveshja ndër tjerash synon organizimin dhe bashkëfinancimin e projekteve të ndryshme në fushën e bujqësisë ku ndër to përfshihen edhe shërbimet këshillimore për fermerët dhe atë për vitet 2016-2018 .
Në këtë marrëveshje është e përfshirë edhe një aneks për aktivitetet të cilat do të bashkë financohen gjatë këtij viti si Investimi në rregullimin dhe hapjen e kuzhinave në shkollat e kësaj komune. Ushqimi do të përgatitet nga shoqatat e grave dhe ka për qëllim gjenerimin e punësimit por edhe ofrimin e ushqimeve cilësore për nxënësit. Ndërkaq aktiviteti tjetër do të jetë angazhimi i ekspertëve për zbatimin e projekteve dhe trajnimi i fermerëve në fushën e ndryshme të bujqësisë dhe agro përpunimit.

Kjo marrëveshje u nënshkrua sot pas një takimi që e kanë zhvilluar Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe të drejtorit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi me Zenel Bunjakun, Drejtor i IADK. Ndonëse kjo marrëveshje parasheh edhe projekte të tjera të cilat do të saktësohen në ankeset e saj. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.