DYLON

Viti: Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me GIZ-in gjerman

Viti: Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me GIZ-in gjerman
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Shkëlqim Dacin, përfaqësues nga GIZ-i Gjerman si dhe Suzana Gorancin, përfaqësuese nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Gjatë këtij takimi ata pos që kanë bashkëbiseduar rreth një projekti të përbashkët të GIZ dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për digjitalizimin e të dhënave, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Komunës së Vitisë dhe të GIZ-it Gjerman.

Suzana Goranci, përfaqësuese nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor bëri me dije se për shkak të reformave që kanë ndodhur në Planifikimin Hapësinor secila komunë është obliguar të përgatis dokumentet e nevojshme të planifikimit hapësinor si harta zonale dhe Planinin Zhvillimor Komunal të cilat duhet të marrin edhe pëlqimin nga MMPH-ja.

EkoHigjiena

Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se kjo komunë ka nderin që të punoj në këtë fushë me GIZ-in Gjerman dhe ministrinë përkatëse dhe u zotua se komuna e Vitisë do të përmbush të gjitha obligimet që dalin me ligjet në fuqi.

Kurse Shkëlqim Daci, përfaqësues nga GIZ-i Gjerman tha se ata janë në proces të përzgjedhje së një kompanie profesionale e cila do të ndihmoj komunat përfitues në përgatitjen e data bazave por do të japin edhe këshilla të tjera profesionale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.