Në vazhdën e realizimit të projekteve që kanë të bëjnë me ndriçimin publik, është duke u punuar që gati në të gjitha lokalitetet të shtrihet ky rrjet, thuhet në komunikatë.
Në realizim e sipër, është projekti I ndriçimit publik në Tërpezë, Zhiti, Ramjan, Pozheran, Radivojc, Budrikë, Ramnishtë, Beguncë, Drobesh, Buzovik, Lubishtë, Binqë, Shushtë, Stubëll, Letnicë, Remnik e Kabash.
Gjithashtu është punuar edhe në qytetin e Vitisë, konkretisht në rrugën “Hebib Sejdiu”, rruga nga Kisha ortodokse deri tek monumenti I gazetarit Kerem Lewton,, në rrugën “Avni Rama”, rruga “Shote Galica, “Rexhep Bislimi”, “14 Qershori e rruga “Çerçiz Topulli”.
Ndriçimi publik është rregulluar edhe nga rrethi e deri afër rrugës që shpie për në Pozheran, thuhet në komunikatë.