DYLON

Viti: Mosmarrëveshja pronësore rezulton me një tentimvrasje

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanëp bërë me dije se në Viti janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që njëri prej tyre pas një mosmarrëveshje pronësore ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar. Viktima nuk është qëlluar me armë zjarri, mirëpo gjatë kacafytjes i dyshuari e ka goditur me kondak të armës, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin regjional të Gjilanit.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë automatike AK-48, një karikator,14 fishekë te cal.7.62 mm dhe një gëzhojë të të njëjtit kalibër. Me urdhër të prokurorit te dyshuarit dërgohen në mbajtje./2L ONLINE/

EkoHigjiena

fotoilustrim

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.