Në mbledhjen e sotme të rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, të kryesuar nga zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, situata aktuale epidemiologjike në komunën e Vitisë, u vlerësua e mirë, ndërkohë që u bë e ditur se mësimi po zhvillohet normalisht nëpër të gjitha shkollat.
Kurse nga Policia u raportua se po vazhdon me zbatimin e Planit operativ anti-Covid. /2LONLINE.com/