DYLON

Viti: Me ligjërata e marsh kundër kancerit të gjirit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Grupin e Grave të Vitisë, në kuadër të fushatës vetëdijesuse ne lufte kundër kancerit të gjirit organizojnë një ligjëratë me temën: ” Parandalimi i hershem i kancerit te gjirit, shpëton jetë”

Kjo ligjëratë që do të mbahet me datën: 30.10.2015 ( e premte) në ora 13:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Kulturës “ Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti nga Dr. Hamide Pireci-Gjinekologe nga Vitia, e cila punon ne Spitalin e Gjilanit.

EkoHigjiena

Ndërsa, në po të njëjtën ditë, ne ora 14:00 do të mbahet marshi kundër kancerit te gjirit me moton ” Jetën tende e ke ti në dorë-EKZAMINOHU” Marshi do të fillon nga Shtëpia e Kulturës në Viti ndërkaq ftohen në këtë ngjarje të gjithë qytetarët e kësaj komune. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.