Komuniteti për Komunitete mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2018, ku në rend dite kishte zgjedhjen e kryetarit të Komitetit për Komunitete dhe planin e punës se komitetit për komunitete për vitin 2018.
I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë z. Naim Pira, i cili i përshëndeti anëtarët e këtij komuniteti dhe u zotua që Kuvendi Komunal i Vitisë do ti këtë parasysh kërkesat që dalin nga ky komunitet.
Kryesues i këtij komiteti u zgjedh Radovan Gjuriç, i cili i falënderoj për besimin e dhen dhe u zotua që do të punoj në interes te të gjithë komuniteteve. Gjithashtu nga të gjithë të pranishmit u miratua edhe plani i punës se Komitetit për Komunitete për vitin 2018.