DYLON

Viti: Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e katërt të rregullt

Viti: Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e katërt të rregullt
Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e katërt të rregullt të Komitetit për Politikë e Financa të KK-së së Vitiës, anëtarët e këtij komiteti diskutuan për disa pika të rendit të ditës, të cilat edhe u votuan për procedim në seancën e ardhshme të Kuvendit që u vendos të mbahet të premten e ardhshme.

Pikat që u diskutuan në këtë mbledhje ishin: Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshimin – plotësimin e emrit të shkollës së Mesme Profesionale. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim-plotësimin e Statutit të Komunës së Vitisë Nr. 01-013/491, të datës 21.04.2011. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për aprovimin e planit të punës se komitetit për Arsim, Kulturë, Rini e Sport për vitin 2022. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e shfuqizimit të vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e fsh. Kabash, vendimi me Nr. 01-110/05-365 i datës 04.04.2022, me kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor me Nr. 1987-2/22 e datës 29.04.2022. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim-plotësimin të vendimit për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale me Nr. 01-110/05-100 t datës 01.-3.2022. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Vitisë dhe Kolegjit UBT.

EkoHigjiena

Gjithashtu në këtë mbledhje, u dha edhe një informatë mbi punën e komiteteve funksionale për periudhën janar-maj 2022.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.