DYLON

Viti: Ka filluar aksioni “Ta pastrojmë ambientin”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ka filluar sot në Viti aksioni “Ta pastrojmë ambientin”, që e organizon Drejtoria e Urbanizmit , Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, i cili aksion do të zhvillohet duke filluar nga sot më 1 prill e deri me 22 të këtij muaji.

Kjo iniciativë e cila ka filluar së realizuar që nga viti i kaluar për tu zhvilluar në këtë periudhë kohore prej 23 ditësh, do të mbështetet edhe nga Drejtoria e Arsimit ajo e Shëndetësisë, Drejtoria e Shërbimeve Publike, e Inspeksionit, policia e Kosovës, kompania e pastrimeve “Eco Higjiena” njësia në Viti, koordinatorët e fshatrave, shoqëria civile, FSK, KFOR-i etj.

EkoHigjiena

Ajet Sallahu drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se ky aksion po bëhet tradicional, sepse aksioni ka për qëllim fushatën sensibilizimit dhe vetëdijesimit për qytetarët që të jenë të gatshëm për të kontribuar në ruajtjen e mjedisit.

“Ne që nga viti I kaluar kemi filluar këtë aksion dhe interesimi i qytetarëve ka qenë I mirë dhe besojmë që do të na mbështesin edhe këtë vit, si edhe viteve të tjera”, ka thënë Sallahu.

Me qenë se sot po mbretëron mot me shin ë Viti, aksioni është hapur në mënyrë simbolike nga nënkryetari I komunës Hasan Aliu I cili ka falënderuar gjithë mekanizmat që po mbështesin aksionin e pastrimit. Ai ka thënë se në një ambient të pastër kemi një shëndet të mirë, andaj duhet përkrahur iniciativat e tilla nga të gjithë ne.

Gjitha fshatrat e komunës së Vitisë do të përfshihen në këtë aksion dhe për këtë është përpiluar orari I cili do të nis me fshatin Radivojc për të vazhduar më tej. /2L ONLINE/