Viti: Java e fundit është karakterizuar me rënie të numrit të të infektuarëve me COVID-19

Viti: Java e fundit është karakterizuar me rënie të numrit të të infektuarëve me COVID-19

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në takimin e sotëm të rregullt, ku është raportuar për gjendjen momentale me COVID 19 në komunën e Vitisë, ka vlerësuar se situata është nën kontroll dhe numri i të infektuarëve ka pësuar një rënie të lehtë javën e fundit.

Kryetari i komunës që kryeson këtë komitet Sokol Haliti, ka bërë të ditur se numri aktiv i të infektuarëve është 100, përderisa të hospotalizuar janë 11 të prekur me Covid 19.

Me këtë trend të rënies së numrit, ai shpreson që Vitia do të kaloj në zonën e gjelbërt, si zonë me rrezik më të ulët të pandemisë.

Haliti ka falenderuar institucionet shëndetsore, policinë, si dhe gjithë mekanizmat e donatorët që kanë kontribuar në menaxhim sa më të mirë të situatës, ndërkohë ka kërkuar që të fillohet me përgatitjet në aspektin social, por edhe atë të dezinfektimit të objekteve shkollore.

Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka theksuar se situata është në përmirësim nëse merret parasysh numri në rënie i të prekurëve, ndërkaq ka bërë thirrje për një kujdes të shtuar në ditët në vazhdim, për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve që po vijnë për të kaluar pushimet në vendlindje. /2LONLINE.com/

KOMENTE