DYLON

Viti i ri shkollor me probleme të vjetra

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ky vit shkollor po fillon me problemet që e kanë përcjell arsimin në Kosovë në vazhdimësi, e veçmas gjatë viteve të fundit. Kjo, ishte tema e konferencës së Lëvizjes Vetëvendosje! ku folën deputetët Ismajl Kurteshi dhe Mytaher Haskuka.

Përkundër premtimeve për investime në arsim, ato vetëm sa u zvogëluan nga Qeveria aktuale. Kurteshi përmendi edhe nevojën për ndërtimin e shkollave të reja, sidomos atje ku mësimi po zhvillohet në tri ndërrime, e orët e mësimit po zgjasin vetëm 30 minuta, në kohën kur edhe vendet e rajonit kanë filluar aplikimin e mësimit tërëditor.

EkoHigjiena

“Është i domosdoshëm, zëvendësimi i shkollave kontejner ose baraka, me shkolla të reja që i plotësojnë kushtet për zhvillim e rregullt të mësimit. Po ashtu edhe investimi në pajisjen e shkollave me laboratorë e kabinete, si dhe mirëmbajtjen e tyre, por edhe ndërtimi i sallave dhe fushave të sportit të cilat po ju mungojnë shumë shkollave tona”, ka thënë Kurteshi.

Po ashtu, është shumë me rëndësi të investohet edhe në përgatitjen e vazhdueshme të kuadrit arsimor dhe përditësimin e teksteve shkollore.

Ndërkaq, Haskuka foli nevojën e hapjes së çerdheve publikë në Kosovë. “Në shumicën e vendeve jashtë Prishtinës, prindërit nuk mund të gjejnë vende të lira për t’i dërguar fëmijët e tyre në çerdhe. Në Prizren edhe çerdhja e vetme publike është komercializuar dhe kështu s’ka asnjë çerdhe publike ku çmimi është shumë më i lartë”, tha ai.

Sipas tij, problemet që fillojnë në çerdhe vazhdojnë në shkolla fillore dhe të mesme me cilësi të dobët të arsimit. Poashtu, sipas Haskukës, është e nevojshme që arsimi të lidhet ekonomi në mënyrë që të ndikojë edhe në uljen e papunësisë.

Në këto rrethana, me probleme të shumta, luftimi i dukurive negative si nepotizmi, korrupsioni, falsifikimet, e te ngjashme, është të obligueshme.

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ne urojmë punë të mbar të gjithë: nxënësve, mësimdhënësve si dhe kuadrit përcjellës, me shpresë se do të jetë një vit i përpjekjeve dhe arritjeve të sukseseve më të mëdha, në fushën e arsimit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.