DYLON

Viti: Hapet ekspozita e artit pamor kushtuar “Vitit të Gjergj Kastriotit”

Viti: Hapet ekspozita e artit pamor kushtuar “Vitit të Gjergj Kastriotit”
Avatar photo Redaksia

Sot në Viti, është hapur ekspozita me temën “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeu” dhe atë në kuadër të edicionit të 7-të të Festivalit Ndërkombëtar të Arteve Pamore, Stilim dhe Arkitekturë “ASA Awards”.

Fjalën e rastit në hapjen e kësaj ekspozite e mbajti kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili tha se artistët nga vise të ndryshme ku jetojnë shqiptarët, i kanë bërë nderë Vitisë por edhe Kosovës, në këtë vit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit.

“Shumë mirë që po shënojmë në Viti një aktivitet që ka të bëjë me vitin e Gjergj Kastriotit, me një ekspozitë që ka tubuar artistët nga mbarë hapësirat shqiptare dhe ne jemi të nderuar që jemi pjesë e organizimit të kësaj ngjarje”, tha Haliti.

EkoHigjiena

Me një fjalë përshëndetëse në këtë ekspozitë u paraqit edhe Xhevat Bajrami nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kjo ekspozitë, po mbahet nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Vitisë, konkretisht nën përkrahjen e veçantë të kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti me Qendrën Kulturore ASA dhe nën përkujdesjen e artistit nga Shqipëria Olgert Ragipllai.

Në këtë ekspozitë janë prezantuar punët e krijuara nga krijuesit nga mbarë trevat shqiptare gjatë tre ditëve në muajin prill të këtij viti në qytetin e Vitisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.