Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Arsim ka hapur sot Konkursin Publik për ndarjen e 140 bursave për studentët e Komunës së Vitisë dhe atë për vitin akademik 2019/20.
Fatbardha Emini, drejtoreshë për Arsim në Viti, tha se këto bursa do të ndahen konform Rregullores për ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Vitisë si dhe buxhetit të planifikuar.
Ajo tha se për vitin akademik 2019/20 do të bëhet ndarja e bursave për 140 studentë vitias dhe atë në vlerë prej 300€.
Megjithatë ajo bënë me dije se bursat do të ndahen për studentë të fakulteteve deficitarë, për studentë të familjeve përfitues të ndihmës sociale, studentë të familjeve të dëshmorëve të luftës, invalidë të luftës dhe veteranë të luftës si dhe studentë të familjeve pa prind në jetë.
Drejtoresha Emini u shpreh se aplikacionet merren dhe dorëzohen në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Viti, nga dita e sotme dhe se ky konkurs publik do të qëndrojë i hapur 15 ditë.
Përndryshe sipas Konkursit Publik drejtimet deficitare janë: Matematikë, Fizikë dhe Gjuhë Gjermane.