“Me rastin e fillimit të sezonit vjeshtor në futboll të dy klubeve tona K.F. “Vitia” dhe K.F “Vllaznia” këtë fundjavë, Drejtoria për Kulurë, Rini dhe Sport në emër të Kryetarit të Komunës z.Sokol Haliti , në emër të Drejtoreshës së Drejtorisë znj, Kaltrina Sylejmani, i uron suksese dhe performancë te mirë të dy klubeve dhe pret rezultate të mira, kulturë sportive, disciplinë dhe përfaqësim dinjitoz në Ligën e parë të Kosovës”, thuhet në një njoftim.
Më tej thuhet:
Komuna e Vitisë/Drejoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të jetë e gatshme të ndihmojë dy klubet, duke qenë në shërbim aty ku është mundësia për ndihmë. Ndërsa i uron edhe Kryesitë e Klubeve të cilat i inkurajon dhe i fton t’a vazhdojnë bashkëpunimin me sektorin e sportit.
Sportisët, sport’dashësit, donatorët dhe mbështetësit e sportit i falenderon për ndihmë dhe avansim të sportit.
Do të jemi bashkë në sfida dhe suksese,
Urime.