DYLON

Viti: Bëhen teste dhe gjurmohen kontaktet e rasteve me Covid 19

Viti: Bëhen teste dhe gjurmohen kontaktet e rasteve me Covid 19
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Emergjencë dhe Shpëtim në Viti, në takimin e sotëm ka shqyrtuar situatën aktuale në këtë komunë, pas paraqitjes së rasteve të reja më Covid 19, ku u diskutuan edhe mundësit për marrjen e masave të reja në lokalitetet e prekura.

Ky komitet, në koordinim me komponenten shëndetsore dhe atë të sigurisë, kanë intensifikuar punën në identifikimin e kontakteteve të personave që janë diagnostifikuar më virusin corona në fshatrat e prekura të kësaj komune.

Dje janë bërë testet e familjarëve dhe të afërmëve në Ramjan e Pozheran, ndërkaq sot do ti bëhen testet e familjarëve të rastit në Skifteraj.

EkoHigjiena

Momentalisht, numri i tërësishëm i të infektuarëve në komunën e Vitisë ka arritur në 18, ndërkohë që 3 nga këto raste janë shëruar.

Po ashtu u tha se do të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve publike dhe klorifikimin e rrugëve dhe trotuarëve në territorin e komunës së Vitisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.