DYLON

Viti: Arrestohen katër të dyshuar për “vjedhje të rëndë”

Viti: Arrestohen katër të dyshuar për “vjedhje të rëndë”
Avatar photo Redaksia

“Ankuesi, përgjegjës i shkollës fillore në fshatin Pozheran ka raportuar në Policinë e Kosovës në Viti se mes datave 14.01.-17.01.2021 në objektin e kësaj shkolle  nga persona të panjohur janë  vjedhur katër (4) kompjuter portativ (laptop) në vlerë 2500 euro”, ka bërë me dije. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Sipas tij, Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë pas një pune operative mirë të organizuar kanë arritur ti lokalizojnë  katër të dyshuar të cilët me 10.02.2021 janë arrestuar nga ana e policisë.

EkoHigjiena

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit  mbrojtës.

Kompjuterët portativ  janë konfiskuar nga ana e policisë në tre lokacione të ndryshme, dhe i janë kthyer pronarit legjitim.

Me urdhër të Prokurorit të  shtetit dy të dyshuar viti i lindjes 2002, ndalohen në mbajtje për  48 orë, gjersa ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti vazhdon në procedure të rregullt”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.