/2L ONLINE/ – Sot në Viti, ka filluar shpërndarja e sistemit të ujitjes për 25 pemëtarë të komunës së Vitisë, pasi që pas një hulumtimi të bërë nga Komuna e Vitisë në bashkëpunim me projektin për Aftësitë për Punësim Rural (S4RE)-Helvetas Swiss Intercooperation dhe të GLV “Vitia” ka dal se fermerët kanë mungesë të sistemit të ujitjes.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se përmes bujqësisë mund të gjenerohen vende të reja të punës duke bërë me dije bujqësia është prioritet e kësaj qeverisje komunale.
”Ju premtoj si kryetar komune do të vazhdojmë të ju ndihmojmë pjesë pjesë me të gjitha kapacitetet që i kemi si në prodhimtarinë e qumështit, blegtorisë, shoqatave të grave, fermerët individual por edhe organizimet grupore pasi që ato janë shumë të nevojshme pasi që është më lehtë ti ndihmojmë ato”, ka thënë Kryetari Haliti.
Ai tha se kjo komunë mund të jetë model për komuna të tjera duke potencuar se për këtë po ndihmojnë edhe ekspert në fushën e këshillimeve por që në këtë drejtim kanë edhe mbështetjen e donatorëve të ndryshëm si Helvetas Swiss Intercooperation dhe shumë të tjerë duke falënderuar atë për mbështetjen e dhënë.
Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, pas ceremonisë së shpërndarjes së këtyre sistemeve të ujitjes tha se Komuna e Vitisë, ju është mirënjohës projektit për Aftësitë për Punësim Rural (S4RE)-Helvetas Swiss Intercooperation për bashkëfinancimin e këtij projekti të rëndësishëm në sektorin e pemëtarisë.
“Ky projekt ka një rëndësi të veçantë në sektorin e pemëtarisë pasi që në një hulumtim të bërë nga GLV “Vitia” del se fermerët, kryesisht pemëtarët kanë nevojë të mbështetjes me sistem të ujitjes. Gjithashtu ka një rritje të plantacioneve dhe se me këtë sistem të ujitjes ata do të kenë mundësi të rrisin rendimentet dhe cilësinë e tyre” u shpreh Ademi. /2L ONLINE/